Administrata Biden nuk ishte informuar për disa ditë se Sekretari i Mbrojtjes ishte shtruar në spital

Amerika

Administrata Biden nuk ishte informuar për disa ditë se Sekretari i Mbrojtjes ishte shtruar në spital

Më: 7 janar 2024 Në ora: 12:09
Austin

Administratës Biden nuk iu tha për ditë të tëra se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ishte shtruar në spital.

Kështu ka thënë një zyrtar për mediat amerikane.

Austin, 70 vjeç, u pranua në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” të hënën për shkak të komplikimeve pas operacionit.

Një zyrtar i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS se Shtëpia e Bardhë nuk ishte informuar për këtë deri të paktën të enjten në mëngjes.

Austin ka pranuar përgjegjësinë për mungesën e komunikimit.

Unë e kuptoj se mund të kisha bërë një punë më të mirë duke siguruar që publiku të ishte i informuar siç duhet,” tha ai në një deklaratë.

Sekretari i Mbrojtjes qëndron me pozitë pak më poshtë presidentit në zinxhirin komandues për ushtrinë amerikane.

Austin shtoi se ishte “e rëndësishme të thuhet: kjo ishte procedura ime mjekësore dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për vendimet e mia në lidhje me zbulimin”.

“Jam shumë i lumtur që jam duke u përmirësuar dhe mezi pres të kthehem së shpejti në Pentagon”.

Ai mendohet se është ende në spital, por një zëdhënës i departamentit të mbrojtjes i cituar nga agjencia e lajmeve AFP tha se ai rifilloi detyrat e tij të plota të premten.

Nuk është e qartë se sa nga përgjegjësitë e tij, Austin ka mundur të kryejë për shkak të sëmundjes së tij, as shkallën në të cilën zëvendëssekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks ndërhyri për të ndihmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat