Kanada i heq kontrollet e eksportit të armëve me Turqinë, duke përfshirë teknologjinë e dronëve

Amerika

Kanada i heq kontrollet e eksportit të armëve me Turqinë, duke përfshirë teknologjinë e dronëve

Më: 29 janar 2024 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Kanadaja tha të hënën se kishte hequr kontrollet e eksportit të armëve në Turqi, duke përfshirë teknologjinë optike të dronëve, sipas një njoftimi të postuar në internet, duke thënë se tani e tutje do të shqyrtojë të gjitha eksportet rast pas rasti.

Kanadaja pezulloi shitjet e teknologjisë së dronëve në Turqi, një anëtare tjetër e NATO-s, në vitin 2020 pasi konkludoi se pajisjet e saj optike të bashkangjitura me dronët e prodhimit turk ishin përdorur nga Azerbajxhani gjatë luftimit të forcave etnike armene në Nagorno Karabakh, një enklavë që Baku e ka rimarrë që atëherë.

Kanadaja e kishte lidhur këtë me pranimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Turqia javën er kaluar.

Sipas marrëveshjes për të rifilluar eksportet, Turqia do të tregojë qartë nëse artikujt do të rieksportohen apo transferohen në një vend joanëtar të NATO-s, me përjashtim të Ukrainës, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat