Biden thotë se ka vendosur si t’i përgjigjet sulmit në Jordani, por nuk tregon se si

Amerika

Biden thotë se ka vendosur si t’i përgjigjet sulmit në Jordani, por nuk tregon se si

Më: 30 janar 2024 Në ora: 17:51
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden u tha gazetarëve të martën se ai ka marrë një vendim në lidhje me reagimin e SHBA-së ndaj sulmit me dron që vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan dhe plagosi dhjetëra në Jordani.

I pyetur nëse ka vendosur se si të përgjigjet, Biden tha, “Po”, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme, raporton CNN.

Tre ushtarë të ushtrisë amerikane u vranë dhe më shumë se 30 pjesëtarë të shërbimit u plagosën në një sulm me dron këtë fundjavë në një postë të vogël amerikane në Jordani.

Kjo është hera e parë që trupat amerikane vriten nga zjarri armik në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës së Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat