Shembet hangari në aeroportin amerikan, humbin jetën tre persona dhe pesë tjerë lëndohen rëndë

Amerika

Shembet hangari në aeroportin amerikan, humbin jetën tre persona dhe pesë tjerë lëndohen rëndë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një hangar që ishte në ndërtim e sipër në aeroportin në Boise të Idaho, SHBA, është shembur ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe pesë tjerë janë lënduar.

AP raporton se zyrtarët kompetent, kanë njoftuar se pesë personat e lënduar janë në gjendje kritike.

Raportohet se zjarrfikësit kanë pranuar telefonatën për intervenim në një hangar privat, ku edhe ndodhi shembja.

Nga autoritetet lokale në Boise, kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën tre persona.

E zjarrfikësit me të dalë në vendin e ngjarjes, kanë arritur të shpëtojnë persona tjerë që kishin ngecur nën rrënoja.

“Skena ishte kaotike. Nuk e di shkakun, por mund të them se ishte shembje e madhe”, tha një zyrtar lokal.

Në rrjetet sociale janë shfaqur videot amatore, nga vendi ku humbën jetën tre persona dhe pesë tjerë u lënduan rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat