Avioni rrëzohet mbi banesa, disa të vdekur

Amerika

Avioni rrëzohet mbi banesa, disa të vdekur

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 08:28
Piloti i Beechcraft Bonanza V35 raportoi dështimin e motorit përpara rrëzimit

Disa njerëz u vranë kur një aeroplan i vogël u rrëzua në Clearwater, Florida, thanë zyrtarët. Një shtëpi parafabrikate mbi të cilën ra avioni mori flakë dhe dy të tjera u dëmtuan nga zjarri.

Përplasja ndodhi rreth orës 19:00 të së enjtes sipas kohës lokale, tha shefi i zjarrfikësve në Clearwater, Scott Ehlers.

“Unë mund të konfirmoj se kemi disa viktima, duke përfshirë njerëz që ishin në aeroplan, si dhe në banesë”, tha Ehlers, raportoi NBC News.

Ehlers shtoi se të paktën tre shtëpi janë dëmtuar nga zjarri dhe se njerëzit nga shtëpia ku ka rënë avioni nuk kanë arritur të dalin, ndërsa nga dy të tjerat kanë dalë.

Piloti i Beechcraft Bonanza V35 raportoi dështimin e motorit përpara rrëzimit, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

Administrata tha se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojë aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat