200 të burgosur sulmojnë rojet në një burg në Kaliforni, 9 persona u plagosën

Amerika

200 të burgosur sulmojnë rojet në një burg në Kaliforni, 9 persona u plagosën

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 11:38
Kaliforni,

Në një burg në Kaliforninë Jugore, tetë oficerë policie dhe një i burgosur u plagosën në një trazirë që përfshin rreth 200 të burgosur, njoftuan sot autoritetet lokale.

Deri më tani, 30 të burgosur janë identifikuar si të përfshirë drejtpërdrejt në trazirat që, siç raportohet nga Departamenti i Korrigjimit dhe Rehabilitimit të Kalifornisë, shpërthyen dje rreth orës 10:00 në oborrin e burgut kur rreth 200 të burgosur në oborr u vërsulën drejt oficerëve të policisë dhe i sulmuan me grushte dhe gurë, ndërsa gardianët u përpoqën të nënshtronin njërin prej të burgosurve, i cili më parë kishte goditur me kokë një oficer burgu.

Policia qëlloi disa të shtëna paralajmëruese nga një pushkë dhe më pas përdori “agjentë kimikë dhe plumba gome jo-vdekjeprurëse” për të mbajtur nën kontroll trazirat, shtohet në deklaratë.

Oborret dhe sallat e pritjes në të gjitha burgjet në të gjithë shtetin amerikan u kufizuan për 24 orë ndërsa zyrtarët kryen një vlerësim rutinë të kërcënimit.

Ironwood, një strukturë e sigurisë minimale dhe mesatare në shkretëtirën në lindje të Los Anxhelosit, strehon rreth 2,500 të burgosur meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat