Helikopteri me pesë marinsa në të “zhduket gjatë rrugës” për në Kaliforni

Amerika

Helikopteri me pesë marinsa në të “zhduket gjatë rrugës” për në Kaliforni

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të një helikopteri të Korpusit të Marinës amerikane që u zhduk gjatë një fluturimi për në Kaliforni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri, një CH-53E Super Stallion, u “raportua i vonuar” nga Stacioni Ajror i Marinës Miramar, afër San Diegos, herët të mërkurën.

Pesë marinsa po udhëtonin me helikopterin, i cili po fluturonte nga një bazë ajrore afër Las Vegas.

Ekipet e zjarrfikësve u lajmëruan për fluturaken e zhdukur në orën 02:20 me kohën lokale të mërkurën dhe dërguan ekuipazhet në një zonë pranë liqenit Morina, Kaliforni, por nuk mundën ta gjenin helikopterin.

Përpjekjet e tyre të kërkimit u penguan nga bora e madhe dhe kushtet e dimrit, thanë zyrtarët.

Incidenti ndodhi pasi zona po përjetonte një stuhi dimërore që është karakterizuar me shira të dendur dhe disa centimetra borë në zonat malore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat