SHBA paralajmëron kundër përshkallëzimit të tensioneve midis Izraelit dhe Hezbollahut

Amerika

SHBA paralajmëron kundër përshkallëzimit të tensioneve midis Izraelit dhe Hezbollahut

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 22:51
Matthew Miller

Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin që tensionet të rriten më tej midis Izraelit dhe Hezbollahut, ka thënë Departamenti i Shtetit Amerikan.

Duke folur në një konferencë të përditshme të lajmeve, zëdhënësi i departamentit Matthew Miller tha se dhjetëra mijëra izraelitë në veri u përballën me një kërcënim real të sigurisë që duhej të adresohej dhe Uashingtoni po ndiqte një rrugë diplomatike për të zgjidhur çështjen.

“Ne nuk duam që asnjëra palë të përshkallëzojë konfliktin në veri dhe në fakt. Qeveria e Izraelit ka thënë publikisht dhe ata na kanë siguruar privatisht se duan të arrijnë një rrugë diplomatike. Dhe kjo është ajo që ne do të vazhdojmë të ndjekim, dhe në fund të fundit kjo do ta bënte veprimin ushtarak të panevojshëm”, deklaroi ai.

Komentet e tij erdhën pasi Hezbollahu tha se kishte lëshuar një breshëri raketash në një bazë të mbikqyrjes ajrore izraelite në përgjigje të sulmit më të thellë të ushtrisë izraelite deri më tani në territorin libanez.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima nga raketat, shkruan Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat