​Gruaja amerikane i shkoi gabimisht në shtëpi, pronari dënohet 25 vjet burg për vrasjen e saj

Amerika

​Gruaja amerikane i shkoi gabimisht në shtëpi, pronari dënohet 25 vjet burg për vrasjen e saj

Më: 2 mars 2024 Në ora: 21:20
Kaylin Gillis

Një gjykatës në SHBA dënoi një 66-vjeçar me të paktën 25 vjet burg pasi qëlloi për vdekje një 20-vjeçare, e cila gabimisht hyri me makinë në rrugën e shtëpisë së tij në Nju Jork vitin e kaluar.

"Unë mendoj se mund ta bësh përsëri. Nuk ke marrë asnjë përgjegjësi për veprimet e tua. Thjesht nuk e kupton se çfarë ke bërë," i tha gjykatësi i qarkut të Uashingtonit, Adam Michelini, Kevin Monahan.

Gjithashtu gjykata e ka dënuar 66-vjeçarin me shtatë vjet burg për rrezikim të një personi tjetër dhe katër vjet burg për marrjen e provave pa autorizim.

Monahan u dënua muajin e kaluar për vrasjen e Kaylin Gillis, e cila aksidentalisht futi makinën e saj në rrugën e tij. Kaylin Gillis ka qenë jashtë me tre persona të tjerë, dhe kur kanë dashur të kthehen, Monahan ka qëlluar dhe goditi Gillis në qafë.

Monahan pretendoi në gjykatë se ai e qëlloi aksidentalisht për shkak se u pengua. Ai tha se mendonte se shtëpia e tij ishte "nën rrethim" nga ndërhyrës dhe fillimisht qëlloi një e shtënë paralajmëruese për t'i trembur ata.

Gjatë gjykimit, ai tha se donte vetëm të mbronte gruan e tij. Ai tregoi se si u zgjuan nga zhurma e tri automjeteve në rrugën e tij: dy fuoristradë dhe një motoçikletë. Ai i tha gruas së tij të fshihej në dollap, ndërsa ai kishte mbushur armën, doli jashtë dhe qëlloi me një goditje paralajmëruese. Kur makinat janë kthyer dhe dalëngadalë kanë nisur të largohen, Monahan, siç pretendon ai, ka humbur ekuilibrin dhe ka qëlluar për vdekje. /CNN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat