ShBA do të vazhdojë të mbështesë Izraelin ushtarakisht, thotë Departamenti i Shtetit

Amerika

ShBA do të vazhdojë të mbështesë Izraelin ushtarakisht, thotë Departamenti i Shtetit

Më: 4 mars 2024 Në ora: 22:56
Matthew Miller

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Izraelin me ndihmë ushtarake, tha të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, pavarësisht refuzimit të qeverisë për të hapur më shumë vendkalime për ndihmë humanitare në Gaza.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fushatën e Izraelit për të siguruar që sulmet e 7 tetorit të mos përsëriten. Ne i kemi ofruar ndihmë ushtarake Izraelit sepse është në përputhje me këtë qëllim”, tha Miller në një konferencë, raporton CNN.

Miller tha se “udhëheqja e Hamasit që planifikoi dhe komplotoi 7 tetorin vazhdon të jetë e lirë brenda Gazës” dhe “ato vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për civilët e pafajshëm brenda Izraelit”.

“Ne mbështesim fushatën legjitime ushtarake të Izraelit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë t’i mbështesim ata ushtarakisht”, shtoi ai.

Administrata e Bidenit është përballur me reagime për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake ndaj qeverisë izraelite përballë akuzave për abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për sugjerimin e vazhdueshëm se nuk do ta përdorte atë ndihmë si levë për të bërë presion ndaj qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat