Tragjike në Kanada/ Gjenden 6 trupa të pajetë në një shtëpi, mes tyre 4 fëmijë

Amerika

Tragjike në Kanada/ Gjenden 6 trupa të pajetë në një shtëpi, mes tyre 4 fëmijë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Gjashtë persona, katër fëmijë dhe dy të rritur u vranë në një shtëpi në periferi të Otavës në Barrhaven të mërkurën mbrëma, sipas një deklarate të policisë.

Policia gjeti gjashtë persona të vdekur dhe një të plagosur brenda shtëpisë.

Një mashkull u arrestua në vendin e ngjarjes rreth 15 kilometra në jug të qendrës së Otavës. Sipas informacioneve të policisë, nuk dihet lidhja e autorit me viktimat.

Policia dhe eksperti gjyqësor po punojnë për të identifikuar viktimat, por hetuesit besojnë se katër fëmijët janë anëtarë të së njëjtës familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat