U përplas me veturën në portën e selisë së FBI-së në Atlanta, tentoi të futet me dhunë – arrestohet nga policia

Amerika

U përplas me veturën në portën e selisë së FBI-së në Atlanta, tentoi të futet me dhunë – arrestohet nga policia

Më: 1 prill 2024 Në ora: 22:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shofer i panjohur deri më tani, është përplasur me veturën në portën kryesore të ndërtesës së selisë të FBI-së në Atlanta.

Ky shofer kishte tentuar t’i vihet pas një veture tjetër që kishte autorizim të futet brenda portës – dhe kështu u ballafaqua me personat që tentuan ta ndalin për kalim të paautorizuar.

Nga FBI-ja kanë bërë të ditur se nga ky incident nuk ka të lënduar, ndërsa në terren kanë dalë ekipet e deminimit për të parë nëse brenda veturës kishte ndonjë mjet shpërthyes, një procedurë standarde e sigurisë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në anën tjetër, shofer i veturës është arrestuar, ndërsa nuk dihen akoma motivet e këtij sulmi që u bë me veturë – duke u përplasur në rrethojën mbrojtëse.

Pamjet nga ajri shfaqin veturën e shkatërruar në pjesën e përparme pasi ishte përplasur në murin mbrojtës, që aktivizohet në mënyrë elektronike për të gjitha automjetet e paautorizuara që tentojnë të futen brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat