Shtëpia e Bardhë ia lë në dorë Izraelit se si do t’i përgjigjet Iranit, por s’do luftë më të gjerë

Amerika

Shtëpia e Bardhë ia lë në dorë Izraelit se si do t’i përgjigjet Iranit, por s’do luftë më të gjerë

Më: 15 prill 2024 Në ora: 16:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtëpia e Bardhë ia lë në dorë Izraelit se si do t’i përgjigjet Iranit, por s’do luftë më të gjerë

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby përsëriti të hënën se presidenti amerikan, Joe Biden është i përqendruar në parandalimin që sulmi i Iranit kundër Izraelit të kalojë në një konflikt më të gjerë rajonal.

“Vetëm për shkak se Irani kreu këtë sulm të paprecedentë, të cilin ne dhe partnerët tanë izraelitë dhe partnerë të tjerë e penguam, nuk do të thotë se ne duhet ta pranojmë një përshkallëzim të vazhdueshëm në rritje në rajon”, tha Kirby për gazetaren e CNN, Kate Bolduan.

I pyetur nëse është qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë është që Izraeli nuk duhet të hakmerret, Kirby tha se kjo në fund të fundit varet nga qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por që SHBA dëshiron të shoh tensionet të de-përshkallëzohen.

“Ne e respektojmë procesin e tyre sovran të vendimmarrjes. Ajo që ne duam të shohim është de-përshkallëzimi i tensioneve. Ne nuk duam të shohim një luftë më të gjerë”, tha Kirby.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat