Trump në telashe, Clinton ka para për fushatë më shumë se kurrë

Amerika

Trump në telashe, Clinton ka para për fushatë më shumë se kurrë

Më: 21 qershor 2016 Në ora: 15:27
Trump dhe Clinton

Fushata parazgjedhore për president të SHBA-ve, është duke përfaqësuar një prej pabarazive më të mëdha financiare në historinë e zgjedhjeve presidenciale.

Derisa kandidati republikan, Donald Trump ka hyrë në Qershor me vetëm 1.3 milion dollarë në bankë, kundërkandidatja e tij demokrate, Hillary Clinton kishte 42.5 milionë dollarë. Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Zgjedhor Federal, del se fushata e Clinton është 32 herë më e madhe se ajo e Trump.

The Guardian shkruan se këto shifra mund të rrisin panikun në mesin e republikanëve për shanset e Trump-it në nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat