Ginsburg kërkon falje për komentet ndaj Trumpit

Amerika

Ginsburg kërkon falje për komentet ndaj Trumpit

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 18:47
Ruth Bader Ginsburg

Kryetarja e Gjykatës së Lartë së Drejtësisë Ruth Bader Ginsburg ka kërkuar falje për kritikat e saj të fundit ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump. ?

Gjykatësja Ginsburg tha se i vjen keq për vërejtjet e saj dhe se ato ishin të  keq- këshilluara.

"Gjyqtarët duhet të shmangin komentet mbi një kandidat për post publik. Në të ardhmen do të jem më e kujdesshme ", tha ajo në një deklaratë .

Gjykatësja liberale, 83 vjeçare , u kritikua pasi ajo e quajti  Trumpin mashtrues në një intervistë me CNN.

" Ai nuk ka qëndrueshmëri. Ai thotë çdo gjë që i vjen në kokën e tij. Ai me të vërtetë është egoist", tha ajo për CNN .

Ndërsa Trump të mërkurën i bëri thirrje gjykatëses të dalë në pension pas deklaratës politike siç ka thënë ai shumë të marrë.

 Gjykatësja Ginsburg gjithashtu  i ka thënë Neë York Times se ajo nuk mund të imagjinoj Trump-in në presidencë,  dhe me shaka ka thënë se ajo do të zhvendoset në Zelandën e Re në qoftë se ai do të fitojë në nëntor .

“Nuk mund të imagjinoj se çfarë do të bëhej ky vend - Unë nuk mund të imagjinoj se si do të bëhej vendi  me Donald Trump-in si presidentin tonë ", tha ajo .

 Kritikët nga të  dyja anët thanë se Gjykatësja Ginsburg mund të ketë rrezikuar trashëgiminë e saj dhe të fyesh  Trump-in mund të dëmtojë besushmërinë e Gjykatës së Lartë.

 Trump, i cili kurrë nuk ka mbajtur një post politik, pati një fitore të madhe në garat paraprake, duke mundur 16 republikanë të tjerë, përfshirë qeveritarë të vjetër, senatorë dhe kongresmenë .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat