Trump: Nëse zgjidhem president do t’i shpall luftë ISIS

Amerika

Trump: Nëse zgjidhem president do t’i shpall luftë ISIS

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 14:08
Donald Trump

Në vazhdën e reagimeve ndaj sulmeve terroriste në Nice është edhe ai i kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Edhe pse akoma nuk është e qartë se kush gjendet pas sulmit, Trump ka thënë për Fox News se do t’i shpall luftë Shtetit Islamik nëse zgjidhet president.

Ai gjithashtu e ka quajtur grupin terrorist si një kancer dhe ka thënë se NATO duhet ta luftojë sa më shpejt atë.

Përveç kësaj, ai i ka kërkuar presidentit Obama ta emërojë problematikën si “Islam radikal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat