Trump: Ta bëjmë Amerikën të funksionojë sërish

Amerika

Trump: Ta bëjmë Amerikën të funksionojë sërish

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 19:56
Donald Trump

I pushtetshëm pas nominimit nga Partia republikane shënuar me një fillim kaotik të konventës, manjati i pasurive të patundshme, Donald Trump aspiron të japë maksimumin e tij për konsolidimin e kampit republikan përpara përballjes me Hillary Clinton në muajin nëntor.

Përpara shfaqjes përmbyllëse të ditës së nesërme, fjalimi kryefjala e takimit do të shoqërohet me hedhjen e 125.000 balonave në foltoren në Cleveland ku pritet pjesëmarrja e rreth 2.500 delegatëve, biznesmeni nju jorkez dëshiron të konsolidojë pozitat e tij në parti ndërsa kandidatura e Trump ka shkaktuar ndasi të mëdha.

“Tashmë mund të cilësohet partia Trump”, u shpreh sot në mëngjes në CBS zëdhënësi i Paul Manafort.

Në një mesazh të shkurtër të publikuar pas votës së delegatëve në favor të Donald Trump, ai premtoi se do t’i shkonte deri në fund kësaj përballje me shpresën për ta bërë Amerikën të funksiononte sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat