Anketa e CNN: Trump udhëheq ndaj Hillarit

Amerika

Anketa e CNN: Trump udhëheq ndaj Hillarit

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:57
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Kandidati republikan në garën për president të SHBA-ve Donald Trump udhëheq 44 përqind me 39 përqind raport me kundër kandidaten e tij nga radhët e demokratëve Hillary Clinton, tregon një anketë e CNN.

Rejtingu i Trump pas kongresit të Partisë Republikane është  rritur 6 përqind  dhe kjo është edhe vlerësimi i tij më i mirë në krahasim me Clinton që nga shtatori 2015 .

 Sipas anketës avantazhi është fituar kryesisht për shkak të rritjes së mbështetjes në mesin e votuesve të pavarur , nga të cilët 43 përqind  pas konventës në Cleveland kanë thënë se ndoshta do ta mbështesin , ndërsa 41 përqind kanë thënë se nuk do ta bëjnë këtë.

 Anketa gjithashtu reflekton një ndarje të mprehtë me nivelin e arsimit në mesin e votuesve të bardhë që dominuan fushatën . 

Clinton në fakt ka forcuar pozitën në mesin e votuesve të bardhë me fakultet dhe ka përparësi ndaj Trump 44 përqind kundrejt 39 përqind të votave në këtë grup . 

Trump e rriti epërsinë në mesin e votuesve të bardhë , pa fakultet në 62 në krahasim me 23 përqind në krahasim me Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat