Obama: Nuk çuditem nëse Trump fiton, kam parë plot çmenduri të ndodhin

Amerika

Obama: Nuk çuditem nëse Trump fiton, kam parë plot çmenduri të ndodhin

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:25
Barack Obama dhe Donald Trump

Presidenti akoma në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nuk e sheh si plotësisht të mirëqenë fitoren e Hillary Clinton.

Në një intervistë për NBC ai tha nga Shtëpia e Bardhë se edhe Donald Trump mund të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në nëntor, dhe të pasojë atë në Zyrën Ovale.

 “Çdo gjë është e mundur, është në natyrën e demokracisë që njerëzit kanë liri në votim, dhe ne nuk e dimë se për kë do të votojnë”,  tha presidenti.

 Deklarata e Obamës erdhi pak kohë pasi Hillary Clinton u shpall zyrtarisht si kandidatja demokrate për presidente.

 I pyetur nëse ishte i shqetësuar nëse një republikan do t’i zinte vendin në Shtëpinë e Bardhë, Obama ktheu një përgjigje ironike.

 “Përderisa ai është zgjedhur kandidat në anën e tij, mund të ndodhë që edhe të zgjidhet president. Nuk habitem. Jemi mësuar të shohim të ndodhin çmenduri çdo ditë”.

 Përgjigjen “çdo gjë mund të ndodhë”, Obama e dha edhe gjatë pyetjes se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin po ndihmonte Donald Trump-in në fushatën e tij para zgjedhjeve të nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat