As foshnjat nuk e duan Trumpin president

Amerika

As foshnjat nuk e duan Trumpin president

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 23:29
Donald Trump

Donald Trump tentoi që politikën e tij t’ua shiste edhe më të rinjve të Amerikës, konkretisht të ardhmes së saj – dy foshnjave – por ato nuk e blenë atë.

I nominuari për president nga Republikanët kaloi ditën e pestë në shtetin e shtatë të fushatës së tij në Koloarado të premten, në një kampus të një shkolle.

Me dy foshnje në krahë, biznesmeni miliarder doli në fotografi përderisa buzëqeshi duke qëndruar para fansave të tij.

Vajza e vogël – që kishte një kurdel rozë në kokë – dukej e hutuar dhe gati për të ikur nga tubimi i Trump.

Djali i vogël në ndërkohë, nuk mund ta fshihte zhgënjimin e tij, pasi ia plasi vajit kur Trump e puthi atë në kokë. Në përpjekje për ta ngushëlluar atë, Trump buzëqeshi – por nuk ia doli që ta qetësonte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat