Trump i kundërpërgjigjet babait të ushtarit të vrarë, tallet me gruan e tij

Amerika

Trump i kundërpërgjigjet babait të ushtarit të vrarë, tallet me gruan e tij

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 09:41
Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar ndaj kritikave që i janë bërë nga Khizr Khan, baba i një ushtari amerikan i vrarë në Irak, i cili në Konventën Kombëtare  Demokratike të javës së kaluar, kishte thënë se Trump nuk ka sakrifikuar asgjë dhe askënd për vendin e tij.

Në kundërpërgjigjen  e tij, Trump ka thënë se ka bërë shumë sakrifica, duke krijuar vende pune, transmeton KosovaPress.

Trump ka ironizuar me gruan e Khizr Khan, e cila i kishte qëndruar pranë, gjatë kohës sa ai po e mbante fjalimin.

Në një intervistë, Trump ka thënë “Nëse ju e shikoni gruan e tij, ajo ishte duke qëndruar atje. Ajo nuk kishte asgjë për të thënë, apo ndoshta nuk ishte lejuar të flasë. Si thoni ju”.     

Ndërsa, Ghazala Khan kishte thënë se nuk mund të fliste, për shkak se ende është e ‘pushtuar’ nga pikëllimi që ndjen për humbjen e të birit, fotografitë e të cilit nuk mund t’i shoh pa qarë.

Këto deklarata të Trump, si të papërshtatshme i kishte cilësuar i nominuari nga demokratët për zëvendës-president, Tim Kaine.

Deklaratat e Trumpit ai  i konsideroi si përpjekje për tallje, që faktikisht tregojnë paaftësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat