Trump: Sakrifica ime, hapja e vendeve të punës

Amerika

Trump: Sakrifica ime, hapja e vendeve të punës

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 17:41
Donald Trump

Kandidati presidencial republikan Donald Trump u përfshi dje në polemika me komentet se krijimi prej tij i mijëra vendeve të punës ishte një "sakrificë", e krahasueshme me vdekjen e një ushtari myslimano-amerikan, i cili u vra në Irak.

Khizr Khan, i ati i kapitenit të vrarë Humayun Khan, i tha rrjetit CNN se zoti Trump është "krejtësisht i papërshtatshëm” për të udhëhequr vendin.”

Zoti Khan, një emigrant pakistanez, tha në një fjalim në Kuvendin Demokrat javën e kaluar se familja e tij nuk do të ishte lejuar të emigronte në Amerikë po të zbatoheshin politikat e imigracionit të rekomanduara nga zoti Trump. Ai tha se zoti Trump gjatë jetës së tij nuk ka sakrifikuar asgjë.

Në një intervistë që u transmetua dje në rrjetin ABC News, kandidati Trump tha se kishte bërë shumë sakrifica duke krijuar "mijëra e mijëra vende pune.” Unë mendoj se këto janë sakrifica, tha zoti Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat