Obama: Trump i papërshtatshëm për të qenë president

Amerika

Obama: Trump i papërshtatshëm për të qenë president

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 18:51
Barack Obama

Presidenti Barack Obama ka thënë se kandidati republikan, Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president, dhe vuri në dyshim mbështetjen e partisë së tij ndaj kandidaturë së miliarderit të New York-ut.

"Duhet të vijë një pikë në të cilën ju duhet të thoni 'Mjaft' , "tha Obama.

 Trump është kritikuar ashpër për sulmin ndaj prindërve të një ushtari të rënë amerikan që kishte folur kundër tij.

Ai gjithashtu ndezi zjarr për mbështetjen e aneksimit rus në Krime.

Obama tha se ai kishte pasur dallime politike me kandidatët dhe presidentët e mëparshëm republikanë.

Megjithatë, ai shtoi se nuk e kishte menduar se ata mund të kenë një kandidat që nuk do të  funksionojë për president, siç është kandidati Trump, i cili është "mjerisht i papërgatitur ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat