Konfirmon Trump: Nëse zgjidhem President vajza do jetë pjesë e kabinetit

Amerika

Konfirmon Trump: Nëse zgjidhem President vajza do jetë pjesë e kabinetit

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 12:25
Donald Trump, Ivanka Trump

Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet në 8 nëntor dhe do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vajza e tij Ivanka do të jetë pjesë e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Këtë gjë e deklaroi vetë kandidati republikan, duke përmendur popullaritetin e vajzës 34- vjeçare, gjatë një interviste në Florida me First Coast News.

Trump ju përgjigj pyetjes se cilat femra do përfshinte në listën e tij të ministrave dhe ai u përgjigj, “Të gjithë më thonë zgjidh Ivankën. Është shumë popullore dhe ka bërë gjithmonë mirë. Por ka edhe shumë gra të tjera të talentuara”. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat