Pendohet Trump, mbështet Paul Ryan dhe John McCain

Amerika

Pendohet Trump, mbështet Paul Ryan dhe John McCain

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 23:07
Donald Trump

Miliarderi Donald Trump më në fund ka mbështetur kandidaturën e përfaqësuesve republikanë Paul Ryan dhe senatorin John McCain në rizgjedhjen e tyre.

Deklaratat e Trump se Ryan dhe Mc Cain i duhen rrugëtimit të tij presidencial kanë zënë në befasi të gjithë për faktin se javë më herët ai refuzoi mbështetjen e këtyre dy figurave.

“Sot unë jam me ta do të punojmë së bashku dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat