Media: Trump nuk ka asnjë ide për përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën

Amerika

Media: Trump nuk ka asnjë ide për përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 16:35
Donald Trump

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua sulmoi sot kandidatin republikan për president, Donald Trump pasi ky i fundit luajti kartën e “goditjes së Kinës” në përpjekje për të rritur mbështetjen e tij.

Hsinhua-ja e akuzoi Trump për mosdhënie të asnjë ideje reale sesi dy vendet duhej të përmirësonin marrëdhëniet.

Në fjalimin e djeshëm në Detroit, Trump tha se, “Kina thyen të gjitha rregullat në çdo mënyrë të imagjinueshme , kur është fjala për të bërë tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Kjo përfshin eksportin e paligjshëm të produkteve të subvencionuara, manipulimin e monedhës, vjedhje e shfrenuar e pronës intelektuale dhe kontrollet e mjedisit”, shtoi ai.

Hsinhua-ja deklaroi se “duke viktimizuar Kinën, për shkak të performancës zhgënjyese ekonomike të SHBA-së, Trump ka tradhtuar përkrahjen tradicionale të republikanëve ndaj tregtisë së lirë”.

“Ironikisht, klasa e mesme amerikane e mesme dhe punëtorët, të cilët Trump dhe Hillary duan t’i ndihmojnë, do të jenë të parët që do të preken për shkak të barrierave tregtare amerikane ndaj Kinës”, shkruan më tej Hsinhua, duke cituar një statistikë të Dhomës  amerikane të Tregtisë se zgjedhja e Trump do t’u kushtojë amerikanëve 3,5 milionë vende pune.

“Votuesit meritojnë diçka më të mirë”, thekson Hsinhua-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat