Trump: Afro-amerikanët të zhgënjyer nga demokratët

Amerika

Trump: Afro-amerikanët të zhgënjyer nga demokratët

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 13:18
Donald Trump

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump i bëri sot thirrje afro-amerikanëve për të mbështetur kandidaturën e tij duke drejtuar akuza ndaj demokratëve për neglizhencë ndaj këtij komunitetit, në një përpjekje të pazakontë për të joshur minoritetet amerikane.

Duke u zhvendosur në Wisconsin, rreth një orë larg qytetit të Milwaukee, i trazuar nga aktet e dhunës pas vdekjes së një të riu me ngjyrë i armatosur, i vrarë nga një polic, kandidati republikan i kërkoi votën çdo qytetari afro-amerikan, i cili lufton për një të ardhme më të mirë.

“Partia demokrate ka dështuar duke zhgënjyer komunitetin afro-amerikan”, u shpreh ai. Demokratët shprehen të bindur për votën e afro-amerikanëve në favorin e tyre. Ata nisen nga parimi se do të kenë mbështetjen tuaj por deri më tani nuk kanë përfituar asgjë në këmbim.

Komuniteti me ngjyrë voton tradicionalisht në favor të demokratëve dhe Hillary Clinton ka shënuar një avancim të dukshëm ndaj kundërshtarit republikan në garën presidenciale të 8 nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat