New York: Një grup anarkistesh vendosin një statujë lakuriq të Donald Trump në Union Square

Amerika

New York: Një grup anarkistesh vendosin një statujë lakuriq të Donald Trump në Union Square

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 19 gusht 2016 Në ora: 07:06
Statuja e Donald trump

NEW YORK CITY : Policia, tha se po kërkonë - personat përgjegjës, të cilët sot pas dreke në një nga sheshet me kryesore të qytetit - Union Square, në afërsi të stacionit të trenit 14 Street, në Manhattan -NY, kan vendosur një statujë të një Donald Trump, duke ironizuar atë lakuriq. 

Statuja nuk qendrojë gjatë , sepse forcat e ruajtjes se Parkut e shkaterruan atë , por njerëzit që ndodheshin në shesh atë moment - arritën ta fotografonin statujën e kandidatit për President Donald Trump, pa arritur policia.

“Kjo, tha policia, ka shumë shkelje - duke filluar prej nga etika, dhe deri tek mynyra e të përqeshurit e një figure publike. Asnjeri nuk ka të drejtë të tallet me jetën reale, të figurave publike në këte mynyrë, andaj personat përgjegjës, do të përgjigjen ligjërisht për këtë veprim të turpëshem”.

Simbas shytpi njujorkez ka shumë mundesi që pas këtij veprimi qendron ndonjë grup anarkist, duke emituar Statujën me shënimin me titullin : “The Emperor don’t have Balls”.
Pas inspektimit të hetuesve, duket se Statue Trump, lakuriq  me të vërtetë nuk ka Balls “topet”.

Zëdhënësi i Departamentit të Parkut Sam Biederman lëshojë per kete arsye  deklaratën e mëposhtme në lidhje me statujën Trump, paraqitur lakuriq në sheshin Union Square, sot pasdite :

“NYC Parks” qëndron në mënyrë të vendosur kundër çdo grumbullimi pa leje në parqet e qytetit, dhe është kundër shfaqjes së fotografive, postereve, vizatimeve pronografike, pa marrë parasysh sa e vogël apo sa e madhe është ajo./Bota Sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat