Panik në aeroportin e Los Angeles, evakuohen pasagjerët

Amerika

Panik në aeroportin e Los Angeles, evakuohen pasagjerët

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 08:15
Ilustrim

Pas raportimeve për të shtëna armësh të pakonfirmuara, ku më pas policia e ka përshkruar vetëm si “zhurma me zë të lartë”, kanë bërë që të evakuohen pasagjerët në aeroportin e Los Angeles.

Njerëzit filluan të ikin natën e së dielës pas raportimit për të shtëna, të cilët kishin lënë valixhet e tyre nëpër trotuare.

Trafiku në terminal u mbyll, dhe fluturimet u ndaluan, për të rifilluar më pas, shkruan BBC.

Policia në Los Angeles ka thënë se nuk ka pasur të shtëna, e as viktima.

Ata kanë filluar hetimit rreth zhurmës së shkaktuar.

Ndërkaq, nga Aeroporti i Los Angeles kanë shkruar në twitter se një person me kostum të personazhit “Zorro” është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat