Retorika racore në garën presidenciale

Amerika

Retorika racore në garën presidenciale

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 18:58
Hillary Clinton

Retorika racore në Amerikë vazhdon me ethe të reja në garën presidenciale mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton.

Tetë vjet pasi Shtetet e Bashkuara zgjodhën presidentin e parë me ngjyrë, raca është bërë temë në betejën për të zgjedhur pasuesin e tij.

“Çdo vit, më shumë se 6,000 afrikano-amerikanë janë viktima të vrasjeve.”

“Trumpi qëndroi përpara një audience kryesisht të bardhë dhe e përshkroi komunitetin afrikano-amerikan me terma fyese dhe injorante.”

Trumpi po vë në dukje krimin në komunitetin afrikano-amerikan si pjesë e një treguesi më të gjerë të kërcënimit të sigurisë publike dhe premtimit të tij për të qënë një president i ligjit dhe rendit.

“Amerika e Donald Trumpit është e sigurt. Terroristët dhe kriminelët e rrezikshëm do të mbahen larg. Kufijtë do të sigurohen. Familjet tona do të jenë të sigurta.”

Zonja Clinton po paraqet një pejsazh më të errët të kundërshtarit të saj dhe disa prej përkrahësve të tij.

“Arsyeja përse shumë nga anëtarët e Klanit e pëlqejnë Donald Trumpin është se ai beson atë që ne besojmë”.

“Trumpi po fuqizon stereotipet e rrezikshme dhe dërgon sinjale të fshehta për përkrahësit e tij. Kjo është një premierë shqetësuese e llojit të presidentit që mund të kemi”.

Përkrahësit e Trumpit thonë se kandidati thotë të vërtetën e hidhur rreth çështjeve që duhet të adresohen, që nga imigracioni i paligjshëm e deri tek krimi në qytete.

“Në se njerëzit duan rrugë më të sigurta, duan mbështetjen e policisë, atëherë ata duhet të votojnë për Donald Trumpin, pasi këtë do të bëjë ai. Ai do të emërojë një prokuror të përgjithshëm që do të dërgojë mesazhe shumë të qarta sesi do të zbatohet ligji në këtë vend.”

Trumpi tërhoqi vëmendje kohët e fundit me mesazhet në Twitter duke deklaruar vrasjen e një njeriu të shquar në Çikago si arsyen që komuniteti afrikano-amerikanë duhet ta mbështesë atë në zgjedhjet e nëntorit. Ai pasoi me një tweet ku shprehte ngushëllime për familjen e viktimës së vrarë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat