Biden kritikon Trump: Ai njeri ka lindur me lugë të argjendit në gojë

Amerika

Biden kritikon Trump: Ai njeri ka lindur me lugë të argjendit në gojë

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 10:36
Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, në një fjalim në verilindje të Ohio ka thënë te enjten se duhet të përkrahet kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton dhe ka kritikuar rëndë kundërshtarin e saj, Donald Trump.

“Ky djalë ka lindur me lugë të argjendit në gojën e tij dhe tani është duke u mbytur për shkak që këmba e tij është në gojë së bashku me lugën. Problemi im më i madh me Donald Trump nuk është politika, por mënyra se si i trajton njerëzit”.

Biden ka një kohë që e ka kritikuar Trump në çështjet kombëtare të sigurisë.

“Ky njeri është i paarsyeshëm. Donald Trump, nuk është i kualifikuar që të jetë të krye”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat