Pas takimit me Trumpin, sqarohet presidenti meksikan

Amerika

Pas takimit me Trumpin, sqarohet presidenti meksikan

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 12:15
Enrique Pena Nieto

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto ka hedhur poshtë kritikat lidhur me takimin e tij të diskutueshëm me kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.

“Unë e bëra atë për Meksikën dhe meksikanët”, tha Pena Nieta në një takim me të rinjtë.

“Duke pasur parasysh sulmet e përsëritura të Trumpit, kisha  vetëm dy zgjedhje, t’ia ktheja me të njëjtën monedhë, pra me fyerje, ose të kërkoja dialog”, pohoi presidenti meksikan.

“Unë zgjodha opsionin e dytë”, shtoi ai.

Pas ftesës për bisedime me Trump në Meksikë, Pena Nieto është kritikuar gjerësisht nga meksikanët e zemëruar  për shkak të retorikës antimeksikane të Trumpit.

Që nga fillimi i fushatës së tij presidenciale, Trump në mënyrë të përsëritur u është referuar emigrantëve meksikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kriminelë dhe përdhunues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat