Trump: Nën udhëheqjen time, brenda 30 ditëve mposhtët ISIS

Amerika

Trump: Nën udhëheqjen time, brenda 30 ditëve mposhtët ISIS

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 12:27
Donald Trump

DonaldTrump ka theksuar se do të shpenzojë miliarda për të ndërtuar ushtrinë, me aeroplanë të rinj, anije, nëndetëse dhe personel, por se si do t’i gjej paratë është ende e paqartë, shkruan The Independent.

Ai ka pohuar se siguria kombëtare e ka vendin kryesor në fushatën e tij.

Në një fjalim në Filadelfia që është projektuar për të kundërshtuar pretendimet nga HillaryClinton se ai nuk është në gjendje të jetë komandant i përgjithshëm.

Trump gjithashtu përsëriti pohimin se ai do të urdhërojë gjeneralët e SHBA-së që të bëjnë një plan për të mposhtur ISIS-in brenda tridhjetë ditëve të marrjes së detyrës, transmeton KosovaPress.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat