Hillary Clinton: Gjysma e përkrahësve të Trump janë për të ardhur keq

Amerika

Hillary Clinton: Gjysma e përkrahësve të Trump janë për të ardhur keq

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 11:13
Hillary Clinton

Kandidatja demokrate për president të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë se gjysma e përkrahësve të rivalit të saj republikan janë “një shportë njerëzish për të ardhur keq”.

Duke folur në një tubim, Hillary ka thënë se përkrahësit e Trump janë “racist, seksist, ksenofob, islamofob- quaj si të duash:.

Më pas, ajo vazhdoi dhe tha se pjesa tjerët e përkrahësve të Trump janë të dëshpëruar për ndryshim.

Në anën tjetër, menaxheri i fushatës së Donald Trump ka thënë se Hillary i ka fyer miliona amerikanë me komentet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat