Befason Trump: Uron Hillary Clinton për shërim sa më të shpejt

Amerika

Befason Trump: Uron Hillary Clinton për shërim sa më të shpejt

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 17:47
Donald Trump dhe Hillary Clinton

Kandidati republikan për president të ShBA-ve Donald Trump, ka premtuar se do të nxjerrë detaje rreth shëndetit të tij, pasi rivalja e tij demokrate Hillary Clinton u diagonosifikua me pneumoni.

Trump tha se shëndeti ishte bërë tashmë një problem në fushatën zgjedhore, raporton BBC.

Zonja Clinton u sëmurë të dielën në ceremoninë përkujtimore të viktimave të 11 shtator të vitit 2011, me ç ‘rast edhe anuloi udhëtimin për në Kaiforni ku edhe do zhvillonte  fushatë.

Trump i uroi Clinton shërim sa më të shpejt, duke thënë se do t’i nxjerrë rezultatet e një ekzaminimi mjekësor të cilin e bëri gjatë javës së kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat