Obama përkrah Klintonin, thumbon Trumpin

Amerika

Obama përkrah Klintonin, thumbon Trumpin

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 09:49
Barack Obama

Në një kohë kur duket qartë se Hillary Klinton ka më shumë nevojë për mbështetje pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, nga Filadelfia, presidenti Barack Obama kërkoi të bindë amerikanët t’i japin mbështetjen e tyre me votë ish-Sekretares së Shtetit.    

“Unë vërtetë, vërtetë, vërtetë zgjedh Hillary Klinton për presidente. Ajo është e qëndrueshme dhe e vërtetë!”, deklaroi Shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Obama po ashtu sulmoi edhe kampin kundërshtar republikan, duke vënë në lojë lidhjen midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

“Shikoni se çfarë po ndodh në Partinë Republikane. Kandidati i tyre po lavdëron dikë të cilin e quan ‘një udhëheqës të fortë’, kur ai në fakt burgos kundërshtarët e tij, kontrollon shtypin dhe ccon ekonominë e tij në një recesion të thellë”, vijoi Obama.

Shqetësimi i Klintonit ishte se kundërshtarët mund ta shfrytëzonin lajmin e sëmundjes së saj, ndaj edhe përkundër këshillave të mjekëve, zgjodhi të vazhdonte fushatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat