Trump beson se Obama ka lindur në SHBA

Amerika

Trump beson se Obama ka lindur në SHBA

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 10:17
Donald Trump

Fushata e të nominuarit republikan për president amerikan, Donald Trump, thotë se ai beson se presidenti Barack Obama, ka lindur në Shtetet e Bashkuara.

Në njoftimin e publikuar mbrëmë vonë, zëdhënësi i fushatës, Jason Miller, ka pretenduar se Trump “ka bërë shërbim të madh për vendin” duke e sjellur në përfundim një “incident të shëmtuar”.

Zoti Trump ishte lider i lëvizjes së ashtuquajtur “birther” që pretendonte se Obama ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara dhe rrjedhimisht, nuk ka të drejtë të jetë president, përkundër faktit se ai është lindur në shtetin amerikan, Havai.

Fushata e kandidatit presidencial republikan e ka akuzuar rivalen demokrate, Hillary Clinton, për ngritje të kësaj çështjeje “njollosëse” gjatë fushatës për nominim demokrat në vitin 2008, transmeton REL.

Por, Clinton është përgjigjur duke thënë se pasardhës i Obamës “nuk mund dhe nuk do të jetë njeriu i cili e ka udhëhequr lëvizjen raciste birther”.

Njoftimi i fushatës Trump u bë pasi, në një intervistë të publikuar nga e përditshmja Washington Post, Donald Trump përsëri kishte refuzuar të thotë nëse ai beson se Obama kishte lindur në tokën amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat