Obama: Do të ndihem i ofenduar për çdo person me ngjyrë që voton Trumpin

Amerika

Obama: Do të ndihem i ofenduar për çdo person me ngjyrë që voton Trumpin

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 10:57
Barack Obama

“Do ta konsideroj ofendim personal, ofendim ndaj trashëgimisë sime, nëse ky komunitet ul mbrojtjen e tij dhe dështon në aktivizimin e vetvetes në këto zgjedhje”, thotë Obama.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se do të jetë ‘ofendim personal’ nëse votuesit e zinj nuk mbështesin Hillary Klintonin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, shkruan The Independent.

Gjatë një fjalimi të pasionuar në Kongresin e Fondacionit të njerëzve me ngjyrë, një organizatë që bën hulumtime në çështjet që prekin afrikano-amerikanët, Obama tha që do të ishte ‘ofendim personal i trashëgimisë së tij’ nëse komuniteti me ngjyrë do të votonte për Donald Trumpin apo nëse nuk do të dilnin të votonin, në zgjedhjet e ardhshme.

Duke ju drejtuar fondacionit për herë të fundit si president, Obama tha, “Nëse dëgjoj dikë duke thënë se vota e tij s’ka rëndësi, që s’ka rëndësi se kë e zgjedhim, le të lexojë historinë tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat