Bronx: Shpërthim në laboratorin e drogës

Amerika

Bronx: Shpërthim në laboratorin e drogës

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 15:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Së paku shtatë persona janë lënduar lehtë sot nga një shpërthim që ka ndodhur në një shtëpi private në lagjen e New Yorkut Bronx.

Sipas  informatave të autoriteteve lokale, zjarrfikësit para shpërthimit kanë hulumtuar për një rrjedhje të mundshme të gazit ku gjatë kësaj kanë zbuluar se në shtëpi gjendet një laborator I drogës, bën të ditur AP.

Në mesin e të lënduarve janë katër policë, një zjarrfikës dhe një person civil.

Shpërthim në New York, disa zjarrfikës të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen Bronks të New Yorkut, me ç’rast janë djegur pesë shtëpi.

Ekipet për shuarjen e zjarrit ishin të pranishëm në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi u ndje sikur të ishte një bombë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat