Justifikimi i ri i Trump: Mikrofoni kishte probleme…

Amerika

Justifikimi i ri i Trump: Mikrofoni kishte probleme…

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 20:29
Debati

Pas një mbrëmjeje të vështirë përballë Hillary Clinton gjatë debatit presidencial të së hënës, Donald Trump duket se ka gjetur një tjetër justifikim për paraqitjen e tij të dobët.

Ndërsa flet për disa gazetarë pas debatit, Trump thotë se gjithçka shkoi shkëlqyeshëm dhe se ai ia doli mjaft mirë, por i kishin dhënë një mikrofon me probleme.

“Mikrofoni im kishte probleme…” tha Trump – “Nuk e di, por mendoj, mos vallë ishte e qëllimshme?”

Debati presidencial i të hënës arriti shifra rekord shikueshmërie, duke tejkaluar edhe ato të debatit mes Obama-s dhe Mitt Romney-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat