Sondazhi i CNN: Clinton në avantazh, 5 pikë para Trump

Amerika

Sondazhi i CNN: Clinton në avantazh, 5 pikë para Trump

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 08:13
Hillary Clinton, Donald Trump

Hillary Clinton kthehet të kryesojë në sondazhe. Kandidatja demokrate, sipas raportimeve të fundit të rrjetit televiziv amerikan Nbc, është në epërsi të 6 pikëve ndaj Donald Trump me 47% të parapëlqimeve.

Edhe sondazhi i fundit i kryer nga televizioni CNN, e shikon Clinton-in në rekuperim të fortë me 5 pikë epërsi ndaj miliarderit republikan, i cili deri tani ndodhet në kuotën e 42%.

Ndërkohë, i intervistuar nga CNN, zëvendëspresidenti i SHBA-ve Jor Biden, jep mendimin e tij për dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë.

”Po punoj shumë për Hillary-n. Sa herë që shpreh një emocion, ajo përfshihet edhe vetë. Por unë e njoh, e di që punon m zemër”.

Ndërsa për Trump, ai thotë: “Kandidati republikan nuk është një njeri i keq, por injoranca e tij është e thellë. Nuk është në kontakt me realitetin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat