Trump në pozitë të vështirë përpara debatit të dytë me Clinton

Amerika

Trump në pozitë të vështirë përpara debatit të dytë me Clinton

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 14:39
Donald Trump dhe Hillary Clinton

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump shfaqet në një pozitë mjaft të vështirë përpara debatit të dytë televiziv mjaft vendimtar përballë rivales së tij, demokrates Hillary Clinton, në mbyllje të një jave katastrofike për të.

Rreth orës 20:00 (01:00 GMT të hënën) në Universitetin e Uashingtonit të St. Louis (Missouri), milirderi dhe ish-sekretarja e Shtetit do të vendosen përballë njëri-tjetrit dhe dy moderatorëve si dhe panelit të një elektorati ende të pavendosur që do të transmetohet drejtpërdrejtë në të gjithë stacionet televizive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ato çështje që Clinton do të përpiqet të fitojë pikë duke ngritur lart figurën e saj si presidente e ardhshme, Trump mund të zbehet si figurë duke u marrë me menaxhimin e krizës.

Publikimi  dy ditë më parë i deklaratave që manjati i pasurive të patunshme ka bërë në 2005 janë mjaft denigruese dhe vulgare ndaj grave, duke shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike.

Si rezultat i këtij publikimi, kandidati shfaqet i vetëm pa përkrahjen e mbështetësve të tij gjatë 48 orëve të fundit, duke përfshirë edhe ish-drejtuesit republikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat