Trump e quan Klintonin ‘abuzues të grave’

Amerika

Trump e quan Klintonin ‘abuzues të grave’

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 17:33
Donald Trump, Bill Klinton

Hillary Klinton ka ngritur dyshime mbi kërkim faljen e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, të cilit i ishte publikuar një video, në të cilën ai kishte fyer gjininë femërore.

Kandidatja demokratike për presidente ka thënë se nëse bazohemi në qëndrimin e rivalit të saj, atëherë ai nuk nënkupton kërkim falje.

Në debatin e së dielës Trump ishte përgjigjur duke thënë se nuk ka fyer askënd.

Në anën tjetër, ai kishte thumbuar ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, të cilin e ka përshkruar si ‘abuzues të grave’.

Por, deklaratave të tilla të Trumpit nuk u është kundërpërgjigjur kandidatja demokrate, Hillary Klinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat