Trump kërcënohet me publikimin e videove të tjera

Amerika

Trump kërcënohet me publikimin e videove të tjera

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 21:43
Donald Trump

Publikimi i transmetuar disa ditë më parë ku Donald Trump shfaqet duke cituar disa deklarata denigruese ndaj grave duket se e ka trazuar fushatën e tij presidenciale, ndërsa presioni rritet edhe më tej rreth faktit të pranisë së videove komprometuese të kandidatit republikan që priten të bëhen publike.

Disa zëra qarkullojnë se ekzistojnë deklarata të tjera të sikletshme që manjati i pasurive të patundshme ka bërë gjatë 11 serive kur ka drejtuar reality show “The Apprentice”.

Ndërsa producenti i këtij emisioni, Mark Burnett është mbrojtur duke thënë se do të transmetojë çdo gjë.

“Pavarësisht atyre që thonë të kundërtën, Mark Burnett nuk ka kapacitet apo të drejtë për të bërë publike regjistrime apo materiale të tjera të “The Apprentice” , njoftoi nëpërmjet një deklarate të transmetuar në mediat amerikane Metro-Goldwyn-Mayer, që zotëron kompaninë e prodhimit të këtij emisioni.

“Detyrime të shumta kontraktuale dhe ligjore kufizojnë gjithashtu mundësinë e MGM-së për publikimin e këtij lloj materiali”, shton deklarata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat