Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut: Trump do të jetë i rrezikshëm, nëse zgjidhet president

Amerika

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut: Trump do të jetë i rrezikshëm, nëse zgjidhet president

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 12:20
Donald Trump

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, ka thënë se, shikuar nga një pikëpamje ndërkombëtare, kandidati republikan për president të SHVA-vë, Donald Trump, do të jetë i rrezikshëm, nëse zgjidhet president.

Ai thotë se komentet e Trumpit janë tejet shqetësuese dhe turbulluese, veçanërisht rreth torturës dhe njerëzve të pambrojtur.

Ndërkohë, ambasadori rus në OKB ka thënë se Zeid nuk duhet t’i kritikojë shefat e qeverive të huaja.

“Nëse Donald Trump zgjidhet president, bazuar në atë se çfarë ka dhënë tashme dhe nëse kjo nuk ndryshon, mendoj se pa kurrfarë dyshimi, ai do të jetë i rrezikshëm, shikuar nga një pikëpamje ndërkombëtare,” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat