Kandidati për president nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, ka mohuar akuzat më të reja ndaj tij për ngacmim seksual, duke thënë që kjo është pjesë e një komploti për të shkatërruar kampanjën e tij, shkruan BBC.
“Nuk është e vështirë të gjesh disa persona për të bërë disa akuza false” ka thënë Trump gjatë një tubimi ditën e premte.
Dy akuza të reja janë shfaqur, në lidhje me një incident në vitin 2007 nga një ish konkurruese për mis dhe nga një grua tjetër e cila foli për një rast gjatë viteve 1990’ta.
Sondazhet kanë treguar që Trump është duke humbur votues në disa prej shteteve kyçe.