Vdes mbreti i fundit i Ruandës

Amerika

Vdes mbreti i fundit i Ruandës

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:24
Foto

Mbreti i fundit i Ruandës Kingeli V, i lindur si Jean-Baptiste Ndahindurwa, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara në moshën 80-vjeçare.

Kingeli V erdhi në pushtet në vitin 1959, por qëndroi si mbret i Ruandës vetëm deri në vitin 1961, kur monarkia shfuqizua dhe ai u detyrua të ikte në mërgim.

Përfundimisht, ai u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku e hapi një organizatë të bamirësisë duke ndihmuar refugjatët nga Ruanda dhe jetimët.

Mbreti Kingeli u detyrua të mërgonte në Uganda, bashkë me dhjetëra mijëra tutsisë të tjerë, pas dhunës ndëretnike në vitin 1959.

Ai u përzë nga një puç i përkrahur nga Belgjika, ish pushteti kolonial.

Më pas, Ruanda u shpall republikë, dhe një hutu, Gregoire Kayibanda, u bë president. Kingeli e jetoi në mërgim pjesën tjetër të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat