Sondazhi i ri: Ja kush po udhëheq në garën për president në SHBA

Amerika

Sondazhi i ri: Ja kush po udhëheq në garën për president në SHBA

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 13:58
Donald Trump dhe Hillary Clinton

Republikani Donald Trump është akuzuar nga shumë gra për dhunë seksuale. Ai ka mburrej se nuk ka paguar taksat federale, ka kërcënuar me burg kundërshtaren e tij dhe ka thenë se sistemi zgjedhor është i manipuluar. Mesa duket të gjitha këto kanë ndikuar në fushatën e tij presidenciale, shkruan "The independent".

Një sondazh i ri, i publikuar tre javë para ditës së zgjedhjeve, tregon se Donald Trump është plotë 11 pikë mbrapa Hillary Clinton. Sondazhi nga “NBC News dhe Wall Street Journal tregon libertarian Gary Johnson me 7 për qind të mbështetësve dhe Partinë e Gjelbër të Jill Stein në 2 për qind.

Theksojmë se Obama mundi John McCain në vitin 2008 me vetëm me vetëm shtatë pikë dhe fitoi kundër Mitt Romney në vitin 2012 me vetëm 4 për qind diferencë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat