Trump: Do t’i hedh në gjyq të gjithë gënjeshtarët

Amerika

Trump: Do t’i hedh në gjyq të gjithë gënjeshtarët

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 18:13
Donald Trump

Kandidati republikan për Presidencën e SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do t’i hedhë në gjyq ata që e kanë akuzuar për ngacmime seksuale.

Rasti i fundit është ai i aktores së filmave për të rritur, Jesicca Drake, e cila tha se në vitin 2006 Trump e ftoi atë dhe dy shoqe të saj në suitën e tij dhe i puthi në buzë pa leje.

Trump i ka mohuar të gjitha këto pretendime, që sipas tij synojnë të përbaltin fushatën e tij.

“Të gjithë këta gënjeshtarë do t’i padis pasi të kenë përfunduar zgjedhjet”, ka thënë miliarderi amerikan Donald Trump.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Trump është akuzuar nga figura të njohura dhe gra të tjera, se janë ngacmuar seksualisht vite më parë nga kandidati republikan.

Por, duket se këto akuza do të vërtetohen pasi të jetë zgjedhur Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse Trump do ta mbajë premtimin që çështjen do ta çojë në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat