Obama: Trump nuk ka asgjë për të ofruar, përveç zemërim

Amerika

Obama: Trump nuk ka asgjë për të ofruar, përveç zemërim

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 23:24
Barack Obama, Donald Trump

Presidenti Barack Obama inkurajoi vullnetarët që të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë për Hillary Clinton në tetë ditët e ardhshme.

Presidenti Barak Obama i tha një grupi vullnetarësh të jenë të fokusuar në mbështetjen e tyre dhënë Hillary Clinton, dhe të mos ndikohen nga ato që ai e quajti “zhurmë dhe pengesa” në përfundim të fushatës, shkruan CNN.

" Do të ketë zhurmë dhe pengesa gjatë ditëve të fundit të kësaj fushate. Ne e dinim se kjo do të ndodhte”, ka thënë Obama në një konferencë të organizuar nga fushata e Clinton.

Obama e vlerësoi pasardhësen e saj të mundshme si “ e mbijetuara e betejave të kaluara”.

Presidenti amerikan ndër të tjerash ka thënë se kandidati  republikan Donald Trump, nuk ka asgjë për të ofruar për vendin, përveç zemërimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat